Pas një pune intensive 30 ditore Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e degëve të saj në 58 Bashki të vendit. Nga kryesia e Partisë Socialiste bëhet me dije se në Qarkun e Elbasanit janë përzgjidhur këta drejtues: Në Elbasan – Ardit Demiri, Ermira Urupi; Belsh- Maringlen Bali; Cërrik-Tomorr Zaimaj; Peqin-Bukurosh Maçi; Gramsh-Enis Zani; Librazhd- Fatbardha Qatja dhe Përrenjas-Haxhi Çollaku. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Ai u shpreh se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë dhe kjo tregohet qartë, pasi kanë kandiduar 516 persona. Gjiknuri tha se një risi është që në 28 degë të PS do drejtohen ose bashkëdrejtohen nga gratë.
Këtë proces e vlerësoi më herët edhe vetë Kryetari i PS, njëherësh Kryeministër, Edi Rama, i cili dha edhe disa shifra inkurajuese për kandidatët, sa i përket pjesëmarrjes së të rinjve, si edhe grave me vajzat. Edlira