ATSH/ Oficerja ligjore e zyrës së Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në Bon, Gjermani, Kristin Mayer ka publikuar një artikull ku vlerëson Shqipërinë për hapat e ndërmarrë në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se “oficerja ligjore e zyrës së IUCN në Bon, Kristin Mayer ka bërë një artikull mbi përmirësimet e kuadrit ligjor dhe politikave në mbrojtje të mjedisit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke veçuar përparimet e Shqipërisë dhe Serbisë”.
“Në këtë artikull Shqipëria vlerësohet që ka ndërmarrë hapa pozitive në përmirësimin e kuadrit ligjor, si dhe në zbatimin e politikave në zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Artikulli shoqërohet me një foto nga Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë”, theksoi AKZM në një postim në rrjetet sociale.
“Rezultatet e analizës dhe rekomandimet përkatëse vazhdojnë të informojnë angazhimin e vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë identifikimin dhe bashkëpunimin me partnerët në rishikimin dhe hartimin e dokumenteve ligjore dhe të politikave, fokusin e ngritjes së kapaciteteve, trajnimit dhe aktiviteteve të avokimit, dhe hartimin e ndërhyrjet pilot NbS në Shqipëri dhe Serbi. Analiza jo vetëm që ofron njohuri mbi status quo-në dhe mundësitë për integrimin e NbS, ajo kryesisht ndihmon në adresimin e barrierave sistematike nëpër sektorë dhe nivele të shumta të qeverisjes që lidhen me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë”, shkruan Kristin Mayer në artikullin e saj.
/k.s/j.p/



























