Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Kledian Llahon, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë.

Komisioneri Publik konstatoi se, nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten gjetje dhe rrethana të tilla ligjore e fakte, që nuk përmbushin kriteret dhe standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes, që garantojnë mbrojtjen dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, duke përbërë në këtë mënyrë shkaqe për vlerësimin tërësor të procedurave.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të hetimit të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Kledian Llaho.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.