Ping Pong-u eshte një tjetër sport argëtues qe ka shtuar preferencat e shumë të rinjve dhe fëmijëve në Elbasan.
kryetari Llatja ka qene ne ambientet e palestrës se shkollës “Vasil Kamami” ku ndoqi nga afër stërvitjen.
“Sot shkuam në palestrën e shkollës “Vasil Kamami” ku edhe ndoqëm nga afër stërvitjen e ekipit të Ping Pong-ut të Elbasanit.
Bashkë me trajnerët Gretën dhe Gëzimin morëm pak nga energjia e mirë e sportistëve të Ping Pong.
Infrastruktura sportive e përmirësuar në Bashkinë e Elbasanit po i jep hapësirë zhvillimit të të gjithë disiplinave sportive në qytet. Investimet për të rilindur të gjitha disiplinat sportive nuk kanë munguar.
Bashkia e Elbasanit, gjatë këtij mandati, ia ka dalë të rikthejë të rinjtë dhe fëmijët në rrugën e sportit, me rikonstruksionin e ambienteve sportive dhe ringritjen e klubeve në qytet.”- u shpreh Llatja.