Në vigjilje të ditës së shënuar kombëtare të “Besëlidhjes së Lezhës”, Kryeministri Edi Rama ndau pamje të muzeut virtual në vendvarrimin e Skënderbeut.
Rama tha se muzeu virtual në vendvarrimin e Skënderbeut ofron një spektakël imazhesh historie.
Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Mesjetës. Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot, pas kthimit nga Turqia, për herë të parë mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman.



























