Mbi 200 robër lufte u liruan gjatë një shkëmbimi midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Rreth 90 ushtarë rusë të kapur do të lirohen nga Ukraina dhe do të shkojnë në Moskë për trajtim mjekësor”, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak tha sot në Kiev se 130 ushtarë ukrainas ishin liruar nga robëria ruse.

Yermak tha se të burgosurit e liruar përfshinin 87 mbrojtës të qytetit port të Mariupolit, i cili është nën pushtimin rus për 10 muaj, dhe 35 ushtarë të tjerë të kapur pranë Bakhmutit dhe Soledarit, në Ukrainën lindore.

Të dy vendet kanë shkëmbyer vazhdimisht ushtarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Sipas Komisionerit ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, gjithsej janë liruar 1 993 ukrainas.