Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit u është drejtuar të ftuarve që të mund ta shikojnë nga afër Shqipërinë, dhe të mos bazohen në atë çfarë thuhet.
Rama: Në këtë konventë ndërkombëtare ndjehuni zotër në shtëpinë tonë shijojeni sa të mundeni dallimin e skajshëm mes steriotipit të Shqipërisë në mediat tuaja. Është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën, pjesërisht një vend që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën apo penën e tyre. Të ndaj me ju një nga episodet e atyre të treve që dua të përmend, disa kohë më parë një person i rëndësishëm nga BE zbriti në Tiranë, unë isha në makinë dhe marr një mesazh nga drejtuesi i sallës së pritjes për VIPA-t në Aeroportin e Tiranës, mendova se ishte një bombë, e marr në tel dhe më thotë më vjen keq t’ju shqetësoj, askush s’mundi të më zgjidhë problemin, më thotë kemi një person të rëndësishëm që nuk do të hyjë në Tiranë, po ka ardhur me një delegacion por nuk do të hyjë në tiranë, ai nuk ndihet i sigurt, kërkon automjete të blinduara dhe roje të armatosura me armë, pyeta se cili ishte statusi i këtij personi dhe ishte pjesë e asaj lige që duhej shoqëruar nga garda, por nuk i merr seriozisht ato pistoleta, i thoni që nuk ofrojmë një shërbim të tillë të specilaizuar dhe mund të kthehet dhe e fika telin, më shkruan që kanë hyrë në Tiranë, të nesërmen ai hyn në zyrën tim edhe gjëja e parë që ishte ju detyrohem një ndjesë, kam udhëtuar në vende, kurrë në asnjë vend nuk jam gjendur në një hendek kaq të madh të asaj çfarë ishte Shqipëria dhe asaj që vërtet është, është një socialist mysliman, po ecja është mbreslënëse, është kaq evropiane kaq mesdhetare dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar, mund ta imagjinoni? Ka disa vajza me shall, natyrisht i shohim me shumë respekt, para se të vija dhe shkova në Ministrinë e Brendshme dhe njerëzit flisnin anglisht, do të ishte mirë që ta mbani kur të shkoni në vendin tuaj, sigurisht që do ta bëj, kur u kthye nuk tha asgjë nga këto. I thash ambasadorit që t’i thoshte që kryeministri pret një ndjesë, përgjigja e tij ishte diçka që kurrë nuk do e harroj.



























