Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluar të Escobar me Presidentin Bajram Begaj, KryeministrinEdi Rama, ministren për Europën dhe Pumët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Ambasada amerikan nënvizon se Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Escobar do të diskutojë edhe për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.