Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet përmbyllëse të fushatës elektorale në Elbasan, të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Duke komentuar pjesëmarrjen e mbështetësve në secilin takim elektoral, Gjiknuri shprehu bindjen se Elbasani do të vazhdojë vetëm përpara.
“Kur sheshet bajn ndryshimin!!! Fundi i palumtur i një filmi të shkurtër në Elbasanin që do të vazhdojë vetëm përpara”, shkruan Gjiknuri.



























