Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh sot se “Elbasani e bëri ndryshimin”.
Sipas Gjiknurit, Elbasani e la pas të shkuarën dhe vazhdoi përpara drejt të ardhmes.
Reagimi vjen pas mbylljes së votimit për zgjedhjet e 14 majit për kryetarin e ri të bashkisë dhe këshillat bashkiakë.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri ndau foto me kandidatin e PS-së për kryetar bashkie në Elbasan, Gledian Llatja.
Elbasani është një ndër tre bashkitë, bashkë me Vorën e Kamzën, ku në këto zgjedhje u krye votim dhe numërim elektronik.



























