Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përshëndeti miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 79 vota pro të rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë e pati miratuar këtë rezolutë në vitin 2020 dhe tashmë edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës shprehu qartazi angazhimin e mirëfilltë drejt kuptimit të antisemitizmit, si hapi i parë dhe i domosdoshëm drejt luftimit të tij.
“Shumë mirënjohje deputetëve iniciues të kësaj rezolute, kolegëve Enver Hoxhaj, Kujtim Shala, Arben Gashi, Abelard Tahiri, Besnik Tahiri, Mimoza Kusari Lila dhe Enis Kervan”, u shpreh Balla.


























