FILE PHOTO: German Chancellor Olaf Scholz speaks as he attends a news conference at the Chancellery in Berlin, Germany, December 8, 2022. REUTERS/Lisi Niesner

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ndihma ushtarake për Ukrainën është forcuar në afat të gjatë nga premtimi i mbështetjes së grupit G7.

Duke folur përpara përfundimit të samitit të NATO-s, në kryeqytetin lituanez Vilnius, Scholz tha se zhvillimi kishte të bënte me një “partneritet sigurie” të bazuar në një strategji afatgjatë, në të cilën mund të mbështetet edhe Ukraina.

Scholz tha se takimi i nivelit të lartë të samitit të NATO-s kishte ofruar gjithashtu një përgjigje të qartë ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

“Samiti ka nënvizuar gatishmërinë e NATOS-s për të mbrojtur veten dhe ka rritur kohezionin në Aleancë”, tha kancelari Scholz.

“NATO është një aleancë mbrojtëse që nuk kërcënon askënd. Por, ajo është e gatshme dhe e aftë të përballojë çdo kërcënim ushtarak”,

Scholz tha gjithashtu se qeveria gjermane nuk do të pajtohet me dorëzimin e avionëve luftarakë “Eurofighter”, në Arabinë Saudite për momentin.

“Asnjë vendim për dërgesat e “Eurofighter” në Arabinë Saudite nuk është i parashikueshëm,” tha ai.

Burime qeveritare thanë se vendimi do të zbatohej fillimisht për këtë periudhë legjislative, deri në fund të vitit 2025.

Eksportet e armëve në Arabinë Saudite janë veçanërisht të diskutueshme sepse mbretëria udhëheq aleancën që mbështet qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi në luftën civile të vendit.