Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada franceze në Tiranë, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, e njohur në histori si Dita e Bastijës, e cila shënon fillimin e Revolucionit Francez.

Në fjalën e saj, Nikolla u shpreh se Franca është një vend mik i Shqipërisë, partner i rëndësishëm në NATO dhe mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit drejt BE-së.

“Revolucioni francez është një ngjarje me rëndësi historike, jo vetëm për, por për gjithë njerëzimin dhe shërben si një sinonim i luftës kundër tiranisë dhe kremtim i vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Dita e Bastijës është një momentum për reflektim. Nderimi për ngjarjet historike me rëndësi botërore na inspiron në përkushtimin dhe kontributin tonë për vlerat e tyre për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi kryeparlamentarja.