Farat janë të zeza, përmbajnë pak glikozide dhe vajra. Fryti përmban shumë vitaminë C, kalium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan, fluor, tanin, acide organike, pektinë etj. Farat e thara, gjethet dhe tuli i ftoit përdoren për qëllime mjekësore.
Farat kanë shijen e lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret për prodhimin e reçelit, pijeve aromatike dhe për komposto. Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues, kundër pagjumësisë dhe kundër erës së keqe të gojës. Lëvozhga e ftoit përdoret si mjet kundër kapsllëkut. Ftoi është i uftoi-recelshqyeshëm. Ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj
Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Përdoren kundër diarresë dhe të vjellave. Gjithashtu, ky frut është qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës
Top Channel


























