Elbasani prezanton bukuritë e fshehta të saj në “Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe sportit” në edicionin e 20 në Prishtinë.

 

Në shumë stenda kompanitë e ndryshme dhe institucionet kanë prezantuar jo vetëm trashëgimi kulturore por edhe ato sportive. Këtij panairi i ofroi një kolorit të ndryshëm qyteti i Elbasanit prezantimi i trashëgimisë kulturore, historike dhe sportit me shijen e ballokumeve, punimeve artizanale. Ndryshe nga kompanitë dhe organizatat turistike në Panairin ndërkombëtarë të mbajtur gjatë kësaj jave, këtë herë për vizitorët e shumtë qyteti i Elbasanit pasqyroi pikat më të bukura kishte një prezantim dhe gjitha traditat nga kohërat e lashta e deri te ballokumet e Elbasanit, të cilat përgatiten për Ditën e Verës.

 

Artur Guni, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Kulturë dhe Turizëm në Bashkinë e Elbasanit i cili në këtë panair ka prezantuar pikat më të bukura, s’ka si të mos jetë i kënaqur me numrin e vizitorëve tek stenda e prezantimit të qytetit të tij, i bindur se kjo do të kthehet në vizitorë të shumtë. Ky qytet monumental është shumë i pasur në raport me përmasat e saj. Qëndrimi një ditor është kohë e shkurtër për të vizituar gjithë atë thesar, kulturor, historik dhe shijimin e gatimeve tradicionale.

 

Guni thotë tregon edhe arsyet pse shumë turistë vizitojnë këtë qytet.

 

“Kjo sepse Elbasani është në kërthizë të Republikës së Shqipërisë. Është në qendër të rrugës Egnatia, dhe ka potencial të madh turistik jo vetëm për pjesën e monumenteve historike de kulturore por edhe pjesën e natyrës. Sepse në Elbasan mbi të gjitha është turizmi i kulinarisë shquhet për kulinarin e veçantë”, tha ai.

 

Sofrat e pasura dhe shumë llojesh të gatimeve janë të njohura në Elbasan. Shumë ferma familjare në rrethinën e qytetit dëshiron të evokojë për mysafirët e saj mënyrën e mëparshme origjinale të jetesës së këtij rajoni me theks të veçantë në destinacionin e ekskursionit dhe ofertën gastronike.

 

 

Secili vizitorë mund të gjejë diçka për vete, përfshirë edhe pjesën e turizmit kulturore fetar ku ndodhen kishat para kristiane dhe bazilikat pjesa e xhamive që janë më të vjetrat në pjesën e Ballkanit, Kështjella dhe Stacioni ad Quintum e ndërtuar në shekullin e II pas Krishtit përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer udhëtarëve si banjë dhe vend pushim. Kjo ndodhet 5 km larg Elbasanit në Fshatin Bradashes.

 

 

 

Pastaj është pjesa e turizmit të aventurës ku së fundmi zhvillohet rafting në lumin Shkumbin dhe është përgjatë gjithë vijës Egnatia.

 

Aty ndodhet kanioni i Valëshit me një lartësi 22 m dhe mosha e tij 300 vjeçare.

 

Në vetëm 9 kilometra në jug të qytetit në Luginën e lumit Shkumbin ndodhet Bushku në fshatin Shushicë, i cili ka një burim karstik me një rrjedhje prej 70 litra ujë në sekondë. Është një pikë turistik me burime të shumta ujore. Njihet si parku piktoresk me rrape 600 vjeçare. Ky fshat në vitin 1431 kishte 280 shtëpi sipas regjistrave turk.

 

Në qytet ndodhet Muzeun Etnografik, Kështjella e qytetit, xhamia mbret , galeria e arteve, teqeja e madhe, Kombinati metalurgjik i cili është përfshirë në guiden turistike.

 

 

Por gjithashtu Llixhat 12 km në jug të Elbasanit që është një nga qendrat hidrotermale më të rëndësishme të Shqipërisë më përdorim kurativ, ku temperaturat e ujit janë deri 56 gradë.

 

 

Ky qytet me histori të pasur edhe natyrë të shkëlqyer me staza të shumta malore por edhe shëtitore të qytetit dhe restorante të njohura është një vend ideal për një vizitë së paku vikendi.