Mjeku shqiptar në Angli Laidon Shapo  ka folur së fundmi për dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Teksa qarkullon lajmi se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut, mjeku i ka hedhur poshtë të gjitha këto lajme.

Ai thekson se në Britani nga 11 milionë vaksinime rastet me mpiksje gjaku janë shumë të rralla, por që nuk mund të lidhen me vaksinën.

Pjesë nga intervista për Shqipëria Live: 

Ju e keni bërë vaksinën, sa kohë ka?

Eksperienca personale është kjo, më erdhi radha për një seri arsyesh, ka mbërritur në 49 vjeç grupmosha që vaksinohet, nuk është e njëjta strategji që bëhet, disa zona janë më mbrapa për një sërë arsyesh, unë e bera para 6 javësh me efekte minimale anësore, një dhimbje e lehtë në vendin e shpimit, iku pas disa orësh dhe më pas pak lodhje muskulor edhe me kaq u mbyll ai proces.

Ju bëtë vaksinën AstraZeneca-n?

Është futur në qarkullim që në janar ku janë bërë në total 11 milion. Doza e dytë është lënë pas 12 javësh. Protokolli thotë se duhet të bëhet për 4 javë por studimi i Lancet ka trguar se sa më vonë të bëhet aq më e efektshme është. Bëra serologjikun dhe vura re se përgjigjja e antikorpeve ishte aq e mirë.

Nuk thuhet se sa raste ka patur me probleme nga këto miliona doza të administruara në Britani? Sa raste ka patur me mpisjen e gjakut?

Të dhëna nuk ka. Sepse këtu MRA që bëri aprovimin e kësaj vaksine, atë që bëri EMA më vonë, këto lloj eventesh ku futen embolite pulmonare, trombozat e thella të venave futen tek ato që monitorohen dhe publikohen në një site. Në Britani nga 11 miliona doza të para të vaksinave, është parë që të tilla evente janë shumë shumë të rralla. Unë nuk kam parë të tilla.