Armando Gjoka është 35-vjeçari që ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin e trefishtë që u regjistrua në Rrugën e Kombit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qëndruar për 30 minuta brenda automjetit pasi nxjerrja e tij ka qenë e pamundur deri në momentin që kanë mbërritur autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Në aksident janë përfshirë tre makina, dy mjete te vogla dhe një trajler. Fillimisht trajleri është përplasur me një makinë tip BMW ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë.