Qytetarët shqiptarë kanë mosbesim të theksuar për sigurinë ushqimore të produkteve që konsumojnë. Të intervistuar nga Tv Skampa, qytetarët elbasanas, nxjerrin në pah frikën për cilësinë e ushqimeve që blejnë në përditshmërinë e tyre. Siguria ushqimore në vend vijon të mbetet një problem për qytetarët, ndërkohë që ankthi shtohet më shumë edhe në këtë situatë të pandemisë në të cilën gjendet vendi.

Studimet e fundit e rendisin sigurinë ushqimore si ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme. Në vendet në zhvillim si Shqipëria, siguria ushqimore mbetet sfidë. Megjithatë, kreu i AKU thotë se mbështetur në rezultatet e kontrolleve zyrtare të ushqimit, shqiptarët konsumojnë produkte ushqimore që përmbushin cilësisht kërkesat ligjore të sigurisë së ushqimit.