Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello de Riu, thotë për KosovaPress se plani i Bashkimit Evropian për dialogun është një hap i rëndësishëm drejt njohjes de-jure të Kosovës nga Serbia.
Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, që në takimin e sotëm në Ohër të shfrytëzojnë momentumin e krijuar dhe të arrijnë një marrëveshjen bashkë me aneksin për zbatimin e tij. Sipas tij përfitimet nga kjo marrëveshje janë të mëdha, veçmas në aspektin ekonomik.
ADVERTISING
“Ky është një momentum që duhet shfrytëzuar nga të dy liderët, sepse mendoj se asnjëherë si tani, ka një interes kaq të madh për zonën e Ballkanit dhe veçanërisht për çështjen e Kosovës dhe Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare. Keni parë edhe një interesimin të madh edhe nga administrata amerikane, kështu që i gjithë komuniteti ndërkombëtar që është mik i Kosovës, sepse po flasim për shtetet mike të Kosovës, janë në radhë duke u përpjekur të mbështesin dhe të shtyjnë përpara të dy palët, në rastin e Kosovës natyrisht me kryeministrin Kurti… Shpresojmë që kjo atmosferë pozitive të përkthehet në një marrëveshje efektive, që nga deklaratat politike të datës 27 shkurt, le të themi, nga marrëveshja e takimit, të bëjmë një hap të ri në këtë rrugë integrimi evropian të Kosovës dhe Serbisë”, thotë ambasadori De Riu.tch