Pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar – maj 2020 u rrit me 45.88% krahasuar me periudhën janar – maj 2019. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 1,725 milionë lekë, apo 50.49 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë janar – maj 2020, janë paguar gjithsej 3,416,717 mijë lekë dëme.

Numri i dëmeve të paguara në janar – maj 2020 është rritur me 364 dhe arriti shifrën 19,898 nga të cilat 19,198 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 700 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Në një takim të zhvilluar pak ditë më parë me drejtuesit e shoqërive të sigurimit, kreu i AMF-së, Ervin Mete kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të dëmshpërblimit për të prekurit nga dy tërmetet që goditën vendin tonë vitin që shkoi