ATSH/-Banka e Shqipërisë ka diversifikuar rezervën valutore të vendit duke riinvestuar një pjesë të saj në ar gjatë vitit 2019, krahas monedhave të huaja.

Banka e Shqipërisë dyfishoi rezervat e huaja në ar, në rreth 120 milionë euro, ose rreth 2.5 tonë ar, nga 58 milionë euro, në fund të vitit të kaluar.

Në fund të vitit 2019, përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto në Bankën e Shqipërisë shënon, USD 20.0%, euro 65.1%, GBP 2.6%, JPY 2.4%; AUD 1.4%; SDR 3.3%; AR 3.6%; RMB 1.8%. e.xh/j.p