Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka financuar nga fondi i Skemave Kombëtare ndër vite 3,386 projekte në bletari, me një total 307,969 kosheresh dhe me një shumë totale prej 307,844,900 lekë.
Brenda qarkut të Vlorës ka rreth 399 fermerë të regjistruar me mbi 50 koshere, ndjekur nga Elbasani me 226 dhe nga Kukësi me 224 fermerë të së njëjtës kategori.
Edhe për vitin 2020, AZHBR do të implementojë masën mbështetëse për bletarinë, për koshere të regjistruara.
Masa e 2 e Skemës Kombëtare financon mbarështim të bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.
Biznesi i bletarisë dhe prodhimit të mjaltit e nënprodukteve të tij në Shqipëri po shënon rritje nga viti në vit.
Një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend është hapja e eksportit me Kinën. Bletarët e shohin këtë si një mundësi të madhe që duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me rritjen e prodhimit vendas.
Mjalti është një ushqim i rëndësishëm ai nga përmban të gjitha amino acidet kryesore dhe vitaminat B, C, D dhe E, duke na dhënë të gjitha vlerat ushqyese për të cilat trupi ynë ka nevojë. atsh