ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, inflacioni mesatar i tremujorit të parë te këtij viti rezultoi 1.6%, duke qëndruar 0.3% më lart se vlera e shënuar në tremujorin paraardhës.
Sipas BSH-së, inflacioni ndoqi një prirje rritëse, duke shënuar vlerën 1.5% në muajin janar, 1.2% në muajin  shkurt dhe 2.1% në muajin mars.
Rol përcaktues në inflacionin mesatar të këtij tremujori pati rritja e inflacionit në muajin mars. Kjo rritje u ndikua nga situata e pazakontë në tregjet e mallrave dhe shërbimeve, si pasojë e masave të marra në kuadër të luftës ndaj përhapjes së pandemisë.
Rritja e inflacionit në muajin mars, u përcaktua plotësisht nga rritja e çmimeve të
produkteve ushqimore, të cilat formuan rreth 85% të normës totale të inflacionit.
BSH, bën të  ditur se mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të inflacionit dhe treguesve të tjerë që financiarë dhe ekonomik.