Një makinë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”.  Në pamje shihet se makina ka dëme materiale.

Një 22-vjeçar mund të konsiderohet hero pasi ndalo një shofer që po i jepte çmendurisht makinës në mes të sheshit Skënderbej.

Ai tregon se ishte një veprim që duhej ta bënte se s’bën , ndërsa thotë se iu duk si një akt terrorist.

“Erdhi një makinë e çmendur, mu duke si akt terririst se kemi degjuar që ndodhin nëpër botë, u sul mes njerëzve, kishte shume njerëz. E ktheu makinën, erdhën disa të tjerë po nuk e ndaluan dot. Mu duk e nevojshme të ndërhyja “.

Drejtuesi i makinës, i cili është futur në mes të sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e kalimtarëve aty pranë është Nertil Qazimi, 35 vjeç.

Autori nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, por ishte nënë ndikimin e lëndëve narkotike, madje edhe në makinë i janë gjetur dy lloje drogash.

“Ai ka bërë testin e alkoolit dhe nuk del i dehur, por nën efektin e lëndëve narkotike. Do të merret në pyetje sapo situata të stabilizohet.  Një perimetër sigurie është vënë dhe po nga policë për shkak se nuk ka ku të vendosen, ndërsa janë në pritje të ekspertëve të kriminalistikës. Në automjet iu gjet drogë e llojit kokainë dhe hashash”, raportoi Anila Hoxha.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.