Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 se “ditët e fundit ka një përhapje më të madhe të të prekurve nga ky virus jo vetëm në vendin tonë por edhe në shumë shtete të tjera, por një rimbyllje e vendit në kushtet e krijuara varet nga vetë ne”.

Gjatë një intereviste televizive ajo tha se, të dyshuarit me Covid, duhet të vetëizolohen, ndësa theksoi se, “në kushtet e tendencës në rritje të përhapjes së virusit jemi të kujdesshëm për marrjen e masave”.

“E vetmja mënyrë për ta frenuar Covid-in është parandalimi. Ashtu siç u propozua që universitetet të funksionojnë online, ashtu po vlerësojmë në dinamikë edhe masa të tjera. Jemi shumë pranë vijës së kuqe. Askush nuk e thotë tani se çfarë veprimi do ndërmerret, po analizohen të gjithë faktorët”- tha Rakacolli.

Ajo shpjegoi se në të tre spitalet Covid nuk janë rezauruar të gjitha vendet. “Kemi 550 shtretër për Covid në Tiranë. Ndërsa po bëjmë një menaxhim sa më të mirë të kapaciteve në spitale “- u shpreh Rakacolli.

Lidhur me reagmin e kreut të opozitën zv.ministrja shpjegoi se, “nuk më duket se ka një mungesë plani siç tha lideri i opozitës. Sepse plani ndaj kësaj situate është një plan i bërë sipas mendimit të ekspertëve më mirë të fushës, që përpara se të fillonte epidemia. Sipas fazës që ishte atëherë, ishte plani i përgatitjes për të vijuar me planin e bërë gjatë muajve të verës për përballimin e kësaj situate”.

“Situtat nuk duhet të përdoret për të bërë politikë “- tha ajo.

Rakacolli tha se, akoma sot nuk ka një medikament që të luftojë Covid-19. Por fazat e lehta dhe të mesme të kësaj sëmundjeje trajtohen në shtëpi dhe nuk kanë kosto të larta medikamentesh. Kostot e medikamenteve për këtë janë të përballueshme”.