Në ditën ndërkombëtare të parlamentarizmit, Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për rolin e parlamentit, duke theksuar se “parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë”.

Ambasada e SHBA-së shprehet se “parlamentet përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit”.

“Në kohët e COVID-19, parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjtave masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë”, thekson Ambasada e SHBA-së.