Ura Murriqan – Thanë një vepër e rëndësishme infrastrukturore e UNAZËS BUJQËSORE TË ELBASANIT që është drejt përfundimit.  Rruga lidhëse mes aksit Elbasan-Cërrik dhe autostradës bujqësore Bujqës-Jagodinë është duke u rikonstruktuar totalisht, përfshirë edhe urat.

Kjo rrugë lehtëson lëvizjen jo vetëm të banorëve të zonës, por edhe prodhimet dalin më shpejt në treg, pasi zona njihet për prodhimin bujqësor.

Rikonstruksioni i këtij aksi dytësor, për banorët e kësaj zone ishte shumë i rëndësishëm dhe është kërkuar shumë herë.

Përpos rikonstruksionit të rrugës, janë riparuar edhe kanalet e kullimit dhe të vaditjes për të garantuar edhe vaditjen në çdo parcelë bujqësore” tha Balla.

Kryetari i Bashkisë gjithashtu theksoi se punët publike nuk do të ndalen pavarësisht sezonit të verës, apo pandemisë pasi qytetarët kanë nevojë të marrin shërbimin e duhur, në kohën e duhur.

Shirat e vjeshtës sillnin probleme të vazhdueshme me pëmbytjet e tokave bujqësore në këtë zonë po ndërhyhet në kanalizimet kulluese e vaditëse për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare.