Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi pati një takim me ambasadorin izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministrja Ekonomi, e cila shprehet se në takim u diskutua për prioritetet e sektorëve ku do të fokusohet mbështetja e investitorëve izraelitë në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare.
“Vlerësuam dhe ecurinë pozitive të bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit bujqësor si investimet për rritjen e peshkut dhe ngritjen e serrave për kultivimin e perimeve të freskëta me metodën izraelite”, shprehet ajo
Kryefaqja Aktualitet Ekonomi takon ambasadorin izraelit në Tiranë, diskutohen prioritetet ku do fokusohen investitorët...