Në realitetin familjar të ditëve të sotme që po kalojmë ngrihen shumë pyetje të natyrës: Pse fëmija im sillet keq? Apo pse ndodhin kaq shumë abuzime me fëmijët? Si dhe shumë pse të tjera të cilave pasojat ua shohim po shkakun nuk e dimë dhe e kërkojmë. Psikologia Klinike Eriona Hoxha, në një intervistë për Tv Skampa shprehet se ka shumë arsye që ndikojnë në këto procese jetësore. Por ajo në të cilën duhet të fokusohemi për parandalimin e të gjitha dukurive negative është familja, aty ku individi rritet dhe zhvillohet.

Janë prindërit ata që formojnë themelin e institucionit familjar. Për këtë arsye, nëse roli prindëror është i rregullt, kjo është shumë e rëndësishme sepse ajo familje do të jetë paqësore dhe e lumtur që nga momenti që u krijuan dhe do t’i shërbejnë shoqërisë me dinjitet. Por jo detyrimisht në edukimin dhe mbrojtjen e një fëmije duhet t’ia faturojmë të gjitha familjes. Znj. Hoxha ve theksin se fëmija nuk duhet prekur, duhet të këtë siguri dhe mbrojtje nga të gjithë institucionet e edukimit.

Nësë kundrojmë gjithë këto aspekte të thëna mbi zhvillimin e familjes atëherë kuptojmë që çdo aspekt ku kjo shoqëri është duke çaluar tregon që hallka e parë dhe më e rënësishmja është familja, e veçanarisht, mosgadishmëria e prindërve për të marrë përgjegjësitë qëju takojnë dhë kjo quhet kriza e prindërimit, që është determinues i të gjitha funksioneve që pasojnë në shoqërinë tonë.