TIRANË, 1 qershor/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po vijon investimet për mirëmbajtjen e rrjetit me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për konsumatorët.
OSHEE njoftoi sot se do të kryejë një remont në nënstacionin e Kinostudios, ndërhyrje që synon përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji.
Për shkak të kësaj ndërhyrjeje do të ketë stakim të energjisë në datat 3-5 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 pjesërisht në rrugën “Aleksandër Moisiu”, më 4 qershor në komunën Dajt, në Babrru dhe më datë 5 qershor në rrugën “Sotir Caci”, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë.
OSHEE thotë se ka kryer investime të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit të shpërndarjes.
Si rezultat i investimeve humbjet në rrjetin e shpërndarjes në vitin 2019 zbritën në 21.7%, kur objektivi i Bankës Botërore ishte 23%, ndërsa një vit më parë ato ishin 23.9%.
ATSH