Sipas statistikave zyrtare gratë në Shqipëri hasin vështirësi më të mëdha se burrat kur bëhet fjalë për ballafaqimin me tregun e punës. Sipas statistikave të fundit të INSTAT, ato punojnë më shumë orë pune se burrat dhe kanë gjithashtu më shumë orë të papaguara se ata.

Ndërsa edhe qytetarët e Elbasanit të intervistuar nga Tv Skampa shprehen se pavarësisht të gjithë përparimeve, ende ka vështirësi të këtij tipi, kryesisht për shkak të mentalitetit.

Gratë në Shqipëri përbëjnë afro gjysmën e popullsisë dhe zënë një vend të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike dhe sociale. Ato hasin shpesh problematika të forta, mes të cilave dhe diskriminimi në tregun e punës edhe pse janë të mbrojtura me ligje dhe konventa të ndryshme. Sipas INSTAT, gratë kanë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës.