Në vijim të mbështetjes së bizneseve përballë periudhës së vështirë që po kalojnë për shkak të pandemisë, Bashkia e Elbasanit i ka propozuar Këshillit Bashkiak shtyrjen deri në 31 korrik të afatit për taksën e fjetjes në hotel dhe heqjen e tarifave vendore për subjektet e transportit publik nga data 1 prill deri në 31 dhjetor 2020.

Këshilli miratoi në unanimitet vendimin për mbështetjen e bizneseve, vendim i cili u shoqërur me ndryshime të mëtejshme në Paketën Fiskale.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi gjithashtu tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2021-2023. Si pasojë e situatës së pandemisë dhe masave mbrojtëse që u ndërmorën niveli i të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore dhe nacionale është larg parashikimeve të mëparshme. Për këtë arsye është miratuar ulja e tarifës së zënies së hapësirës publike efektet e së cils reflektohen në buxhetin e vitit 2020 por edhe në periudhën afatmesme.