Takimet e kualifikueseve të Botërorit 2022 dhuruan mjaft emocione. Hollanda ia doli të marrë një fitore 6-1 në shtëpi ndaj Turqisë. Tulipanët nuk e diskutuan për asnjë moment triumfin, duke dominuar totalisht.

Padyshim ylli i ndeshjes Memfis Depaj, i cili shënoi tre gola dhe ishte frymëzimi i skuadrës drejt këtyre tre pikëve. Jo vetëm kaq, por ai asistoi edhe në golin e parë të shënuar nga Klasen, duke treguar protagonizëm absolut.

Dy golat e fundit i shënuan Gus Til dhe Daniel Malen. Golin e flamurit për turqit e shënoi Xhengiz Under.

Franca triumfoi me shifrat 2-0 me dopietën e Antoin Griezman. Me këtë triumf, Kampionët e Botës “blindojnë” vendin e parë në grupin D.

Kështu sulmuesi i Atletikos së Madridit, barazoi numrin e golave ​​të shënuar nga Mishel Platini (në 72 ndeshje), i cili kështu është arritur në hapin e tretë të podiumit të golashënuesve më të mirë në historinë e “Bluve”.

Në ndeshjet e tjera, bie në sy fitorja e thellë e Danimarkës me shifrat 5-0 ndaj Izraelit, duke konfirmuar formën e mirë, pas Europianit, ku “vikingët” arritën deri në gjysmëfinale.

Kroacia kaloi pa probleme Slloveninë (3-0), Mali i Zi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Letoninë, Norvegjia “asfaltoi” 5-1 Gjibraltarin, ndërsa Rusi-Maltë u mbyll 2-0.