Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 – 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.

Këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit. Ora e re policore ka gjetur zbatim në rrethe. Lezha, Fieri, Berati dhe Shkodra kanë zbatuar orarin dhe kanë shkuar në shtëpi.

Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ. Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht 510 raste raste të reja dhe 8 humbje jete.