ATSH/- 1 254 830 shënoi numri i të punësuarve në fund të vitit 2019, në raport me 2 204 679 që shënoi numri i popullsisë të aftë për punë, të moshës 15 deri 74 vjeç.
Në totalin e të punësuarve, të ndarë sipas kategorive rezulton se, dominon numri i të vetëpunësuarve.
Sipas INSTAT 402 816 persona janë të vetëpunësuar dhe 273 682 punëtorë pa pagesë.
Ndërsa të punësuar me pagë rezultojnë 578 332 persona dhe të papunë 164 792 persona.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në popullsinë në moshë pune, individët që janë aktivë në tregun e punës (duke punuar apo në kërkim aktiv të një pune) ishin 1 419 622 persona.
Ndërsa popullsia në moshë pune ekonomikisht jo aktive shënoi 785 057 persona, në fund të vitit 2019.