Në tremujorin e katërt të vitit 2022 shitjet në tregtinë me pakicë u rritën me 3.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Sipas INSTAT-it, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 0.9 %.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2022 është rritur me 3.8 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021.

Sipas INSTAT, në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.5 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Referuar të dhënave, volumi i shitjeve, për grupin “artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3.4 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në grupin “tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 4.7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.