(Reportazh i risjellë)

Nga: Besim Dybeli

Kohë më parë, një ekip modest i televizionit “Skampa” të qytetit të Elbasanit , udhëton për qëllime pune në shtetin italian. Një seminar teoriko-praktik , organizuar me mjekë dhe studentë të fakulteteve mjeksore. Tri ditë , të mbushura me shumë punë dhe përkushtim . Mes afro 100 pjesmarrësve , dhjetra inetelektualë , lektore më grada të larta shkencore , do të referonin tema të ndryshmë të shkencës së mjeksisë , sidomos në sektorin e stomatologjisë.
x x x
Trageti “Adria” i linjës Durrës – Bari ka udhëtuar pothuajse përgjatë gjithë natës. Një pjesë prej pasagjerëve , dhe pse orë të vona, kanë preferuar të ndjekin udhëtimin në mjediset e jashtëme të tragetit . Një pjesë, sikur thyenin pagjumësinë në “kafe-Bar”. Ndërsa nënat me fëmijë e kushdo tjetër , kanë dremitur apo fjetur në kabinat komode të këtij trageti . Udhëtimi , për hir të së vërtetës ka qenë i vështirë, për shkak të dallgëve të mëdha. Tek një pakicë është përjetuar ndjenja e frikës. Ose udhëtonin për herë të parë , ose vuanin nga një fobi e tillë, që të ngjall ndjenjën e panikut.
x x x
Agimi i ditës së re na jep pamjen e qytetit të Barit . Edhe pse një mjegull e lehtë, që mund të ngatërrohej me tymin ndotës , që larg dallohen konturet e tokës dhe godinat jo fort të larta të këtij qyteti bregdetar. Kemi qëndruar mbi kuvertë , më tepër për të xhiruar pamje piktoreske. Pas supeve tona ndriçon dielli , rrezet e të cilit vijnë nga vendi ynë. Vetëm një detë na ndan nga toka jonë . Vetëm një detë ndan dy popujt , por jo marrëdhëniet dhe miqësitë mes tyre . Trageti ul shpejtësinë dhe bën disa rrotullime të buta, për t’iu afruar molit. Bari nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga qyteti i Durrësit . Operatori ynë , Diti , qëndron ende mbi kuvertë për të marrë pamje sa më të bukura . Kamera e tij dhe veshjet, janë mbuluat me një tis të hollë ngjyrë gri. Nuk është gjë tjetër , veçse cërkimat e ujit të detit , shndërruar në një shtresë të hollë kripe. Autoritetet portuale, asnjë pengesë apo zavrritje burokratike për sejcilin prej udhëtareve. Kontrollorët, korrektë dhe shumë njerzorë , urojnë sejcilijn prej nesh , “Udhë të mbarë!. Makina jonë lë portin e Barit dhe merr rrugën e bregdetit italian.
x x x
Pas disa zigzakesh në rrugë me nënkalime apo mbikalime , marrim autostradën. Tabelat tregojnë saktë çdo devijim . Ne ruajmë tabelë, ku shkruhet “Roma”. Duhen afro 700 kilometra gjer në periferi të kryeqytetit italian . Ne do të kalojmë nga ana tjetër e detit të Italisë , atij Tirren . Në dy anët e rrugës , fushat dhe kodrat e buta duken sikur janë qendisur , e jo punuar . Të gjitha të mbjella me drithëra , faragjere apo me drurë frutorë . Klima e kësaj zone nuk ndryshon me atë të bregdetit tone. Po fatkeqsisht , pjesa jonë të jep një tabllo gri . Çuditërisht , nuk pamë asnjë punonjës të policisë rrugore . Një moment na shkon mendja në vendin tone. Për fat të keq, ka policë rrugore, që ndalojnë me shkak e pa shkak makinat. Apo, si për ironi të fatit, rëndom, fshihen pas ndonjë peme a ferre, që si e si të kapin në kundravajtje . Teksa i afrohemi Romës , mbi disa kodra të buta të mbjella me grurë , syri të rrok qindra çentrale elektrikë, që punojnë me fuqinë e erës. Si për dreq më kujtohet një histori ironike në vendin tim . Një fshatar në luginën e Devollit kishte harxhuar jo pak nga të ardhurat e tij në kurbet për të instaluar një minicentral elektrik me erë. Për fat të keq , iu vërsulën tatimorët me gjoba, gjersa e çmontoi . Ç’paradoks në këtë vend paradoksesh!
x x x
Arrijmë një natë para në vendin, ku do të organizohej seminari . Disa marren me organizimin. Disa të tjerë me akomodimin në hotel. Një vend shumë i bukur piktoresk i zgjedhur për punën triditore . Mjekët italianë, nga qytete të ndryshme, vijnë një nga një, apo edhe në grupe me makinat e tyre. Është zgjedhur jo pa qëllim një pikë turistike, që më tepër frekuentohet nga nordikët . Edhe këtu mysafirët e pijnë kafenë në këmbë, sikur tu ikte orari i metrosë për punë . Nisin leksionet e para në sallat e këtij kompleksi agroturistik . Më e rëndësishmja nga temat e relatuara , operacionet e vështira në gojë dhe ajo e ndërhyrjes kirurgjikale me anë të rrezeve lazer . Përvoja e këtushme do të praktikohet edhe në vendin tonë . Të gjithë dëgjojnë me vëmendje . Marrin shënime , bëjnë pyetje e diskutime me profesorët e specialistë . Të bën përshtypje disiplina e jashtëzakonshme dhe vlersimi i seminarit nga të gjithë . Kulturë pune kjo, që në vendin tim ende është larg vetëdijes. Shumica pijnë dhe cigare. Por asnjë mbeturinë nuk të kap syri në mjediset e jashtëme . Çudi! Sa çudi vërtetë! Këtu tek ne , do të mbulohej toka me bishtat e cigareve! Koha e lirë është po aq e çmuar sa dhe puna . Shakatë mes kolegëve dhe të njohurve nuk kanë të mbaruar. Kështu i ngjan dita ditës, gjersa seminari arrin ditën e fundit . Të gjithë urojnë njëri-tjetrin . Jo pak prej tyre , pas disa ditësh do të udhëtojnë drejt Elbasanit…
x x x
Kthehemi sërish me të njëjtin traget. Dhe pse një kohë e shkurtër , mbushemi me shumë mbresa e kujtime të bukura. Është një vend ku demokracia është e konsoliduar. Ndërsa ne ende të brishtë, edhe pse vitet e një tranzicioni të gjatë e të trishtë nga rrokollama politike … Mëngjesi në portin e Durrësit ka nisur ritmin e një dite të re . Ndoshta ditë më të mira janë duke ardhur …