
Sipas vlerësimeve të fundit të dhjetorit, trafiku aeroportual në dy javët e para vazhdoi trendin e nëntorit me -90% dhe në javën e tretë rreth -80%, për shkak të përqendrimit të udhëtimit përpara bllokimit.
“Viti 2020 duket se do të mbyllet me jo më shumë se 53 milionë pasagjerë, pak më shumë se një e katërta e trafikut në 2019 dhe, sido që të shkojë, gjatë gjithë vitit ne do të regjistrojmë një -75/-73%”, tha menaxherja e përgjithshme e “Assaeroporti”, Valentina Lener.
Lener theksoi se sektori është si një termometër dhe, edhe pse të dhënat tani për tani janë dramatike, sistemi i aeroportit do të rimëkëmbet./ /ervo/


























