Kryeministri Edi Rama është është shfaqur i bindur mbrëmjen e sotme në Euronews, si çdo herë në fakt, se në 25 prill ai do të fitojnë vetëm, më shumë se 71 mandate duke formuar kështu qeverinë pa ndihmën e forcave të tjera.
Gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini, ai e cilësoi opozitën një konglomerat të bërë bashkë me qëllimin për të hequr Ramën dhe jo për të bërë Shqipërinë, ndaj nuk ndjen konkurencë.
Pyetje: Do negocioni me parti të vogla me kandidatë të ndryshëm për të bërë shumicën?
Rama: Ne kemi një konglomerat përballë që kanë si parim “të heqim qafe Edi Ramën”, prandaj nuk shoh rrugë tjetër veçse për të formuar vetëm shumicën dhe të vazhdojmë rrugën përpara për të bërë shumë gjëra dhe ato pak gjëra që nuk janë bërë.
Pyetje: Nëse keni 67 deputetë çfarë do bëni?
Rama: Kjo është një çështje që mbetet në teori, nuk më duket fare realiste. Konglomerati që kemi përballë është “hajde të heqim qafe Edi Ramën”.
Sejamini: Kjo është gara.
Rama: Nuk ka forca të ndërmjetme, nuk janë disa forca janë një trup ata, nuk shoh alternativa.