Kosova ka dominuar ndeshjen e fundit zyrtare në “Fadil Vokrri” kundër Gjeorgjisë por në fund ka humbur.

Kombëtarja e Kosovës ka humbur me rezultat 2-1 kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit zyrtare për sivjet në kualifikime për “Katar 2022”.

Qysh në fillim të ndeshjes ishte Aro Muriç që bëri një gabim amatoresk të cilin e shfrytëzoi për mrekulli Okriashvili për ta kaluar Gjeorgjinë në epërsi.

Goli erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Kosova do ta kërkonte golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 45-të të ndeshjes. Milot Rashica u pengua në zonë të rreptësisë për t’u akorduar penallti për Kosovën, të cilën në gol e shndërron Vedat Muriqi.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Kosovën, për që mungonin aksionet dhe finalizimet për të shënuar gol.

Gjeorgjia vazhdimisht dilte përpara me kundërsulme dhe do të arrinte te goli në minutën e 82-të të ndeshjes.

Pas një krosimi të Azarov, Betim Fazliji harroi pas Davitshilin, i cili shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për Gjeorgjinë.

Pas kësaj humbje, Kosova përfundon në vendin e fundit në grupin B me 4 pikë derisa Gjerogjia është në vendin e katër me 4 pikë.

Në vendin e parë është Suedia, të cilët fituan sonte kundër Greqisë.