ATSH-MIA/ – Traineri i përfaqsueses italiane të futbollit, Roberto Mançini e vlerësoi si jo të volitshëm shortin për balotazhin për Kampionatin Botëror.
Italia do të jetë pritësi i Maqedonisë së Veriut më 24 mars, ndërsa fituesi në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes midis Portugalisë dhe Turqisë.
“Ky është short shumë i nxehtë. Maqedonia e Veriut është një ekip shumë i mirë dhe nëse fitojmë do të luajmë me fituesin midis Portugalisë dhe Turqisë”, theksoi Mançini në reagimin e parë pas shortit në selinë e FIFA-s në Zyrih. /os/