ATSH-MIA/ – Traineri i përfaqsueses italiane të futbollit, Roberto Mançini e vlerësoi si jo të volitshëm shortin për balotazhin për Kampionatin Botëror.

Italia do të jetë pritësi i Maqedonisë së Veriut më 24 mars, ndërsa fituesi në finale do të luajë me fituesin e ndeshjes  midis Portugalisë dhe Turqisë.

“Ky është short shumë i nxehtë. Maqedonia e Veriut është një ekip shumë i mirë dhe nëse fitojmë do të luajmë  me fituesin midis Portugalisë dhe Turqisë”, theksoi Mançini në reagimin e parë pas shortit në selinë e FIFA-s në Zyrih.  /os/