ATSH/- Familja e aktorit të njohur amerikan Bruce Willis ka marrë vendimin që, pas vdekjes së tij, truri i aktorit të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor për studime mbi demencën frontotemporale, sëmundjen neurodegjenerative nga e cila ai vuan, shkruan tgcom24.it.

Vendimi është marrë nga bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, pas konsultimeve me vajzat e aktorit dhe ish-bashkëshorten Demi Moore

. Lajmi është bërë i ditur në librin e Heming, “Një udhëtim i papritur”, ku ajo rrëfen edhe përballjen e familjes me sëmundjen e aktorit.

Në libër, Heming shpjegon se vendimi për dhurimin e trurit është marrë duke marrë parasysh jo vetëm peshën e madhe emocionale, por edhe rëndësinë që mund të ketë për kërkimin shkencor.

Përmes këtij kontributi, studiuesit do të kenë mundësi të analizojnë më në thellësi zhvillimin e demencës frontotemporale, me synimin për të përmirësuar njohuritë mbi sëmundjen dhe për të ndihmuar në zhvillimin e trajtimeve më efektive për pacientët.

Heming e ka cilësuar këtë vendim si “emocionalisht shkatërrues, por shkencërisht të domosdoshëm”.  /os/