ATSH/- Banka e Shqipërisë me qëllim nxitjen e ekonomisë në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19, vijon të ruajë një politikë monetare lehtësuese ku norma bazë e interesit për lekun, është në nivelin minimal historike prej 0.5%.

Kjo politikë e Bankës Qendrore është reflektuar në uljen e interesave në muajin qershor, për të gjitha maturitetet, me përjashtim të kredisë 1 deri 3 vjet.

Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit për kredinë e re në lek, të dhënë gjatë muajit qershor, për individët e biznese ishte 5.45%.

Ky është niveli më ulët historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0.11 %  më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0.51% më pak. e.xh/ /a.g/