Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një bisedë online me homologun e saj turk, Ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë, Ziya Selçuk.

“Gjatë ditës së sotme, zhvillova një takim “online” me homologun turk Ziya Selçuk dhe delegacionet përkatëse për të diskutuar në lidhje me thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Turqisë”, tha ajo.

Ndërkaq, Ministrja Kushi nënvizon se gjatë takimit kanë biseduar për një sërë temash të rëndësishme, në fokus të të cilave është çuarja më përpara e bashkëpunimit dhe ndërmarrja e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.