Bashkia e Librazhdit zgjodhi ditën e fëmijëve për të inauguruar Parkun e Qershive për të gëzuar pikërisht të vegjlit në ditën e tyre. Por sigurisht, jo vetëm për fëmijët, Parku i Qershive do t’i shërbejë të gjithë banorëve të bashkisë së Librazhdit, pasi këtij qyteti i mungonte një park me hapësira të gjelbra, kënde sportive etj. Ka përfunduar faza e parë e këtij parku i cili shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Shumbin në pjesën perëndimore qytetit. Kjo zonë e cila dikur ishte një hapësirë me mbetje inete dhe që përmbytej nga dalja e lumit nga shtrati, tashmë ofron një pamje fantastike, me 500 pemë të mbjella, kënde sportive dhe hapësira rekreative. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra tha se në fazën e dytë do të shtohen hapësirat dhe këndet e lojërave për fëmijë ndërkohë që kjo fazë përfshin edhe ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të tjera hapësira sportive. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se fëmijët në ditën e tyre po i gëzohen parkut të ri, por duke vënë re grumbullime të prindërve për të festuar me fëmijët e tyre, ai kërkoi ende kujdes pasi, pavarësisht hapjes, lufta nuk ka mbaruar: “Sot është dita e parë e hapjes së plotë në të gjithë Shqipërinë dhe konçidoi me ditën e festës së fëmijëve për të cilët sot është edhe dita e parë e kthimit në kopshte e çerdhe. Bashkia Librazhd e kishte lidhur ditën e inaugurimit të parkut me 1 Qershorin. Kjo ishte një dhuratë shumë e bukur, por dua t’i drejtohem prindërve dhe edukatorëve për shumë kujdes dhe shumë gatishmëri sepse lufta nuk ka mbaruar ende. Pavarësisht se kemi kaluar pjesën më të madhe, virusi ende nuk ka ikur, madje së fundmi u identifikua një rast në Librazhd, fatmirësiht, nga informacionet e shërbimit epidemiologjik, ky është një rast tërësisht i izoluar, por kujdesi nuk duhet të mungojë. Hapja duhet të vijojë me rritjen e vëmendjes. Edhe pse shoh që fëmijët sot sot e kanë shkelur pak, por ju lutem të vijojmë me kujdesin.” Por pjesa e më rëndësishme pas epidemisë është rimëkëmbja ekonomike dhe përveç thirrjes për të konsumuar produkte shqiptare, Balla u bëri thirrje shqiptarëve t’i kalojnë pushimet e verës në vendin e tyre: “Ne vazhdojmë punën dhe vazhdojmë t’i shërbejmë komuniteteve sepse ajo që është shumë e rëndësishmë në këtë moment është rimëkëmbja ekonomike. Vijimi i investimeve publike është shumë i domosdoshëm. Themeli i kësaj lufte ishte beteja për jetën dhe këtë betejë e fituam, por tashmë që nis sezoni turistik u bëj thirrje shqiptarëve të pushojnë në Shqipëri. Numri i të huajve që pushojnë në Shqipëri do të jetë më i vogël, por shqiptarët kanë mundësi të mbështesin njëri tjetrin dhe të pushojnë në vendin e tyre.” Librazhdi asnjëherë, që nga krijimi i tij nuk ka pasur një park që t’u shërbejë qytetarëve të çdo moshe. Ndërtimi i këtij parku u bë në pjesën më të bukur të qytetit, buzë lumit, por pas ndërtimit të pritave pasi zona rrezikonte përmbytje në rast vërshimi. Ajri i pastër dhe pamja që ofron Parku i Qershive e bën këtë zonë, vendin më të frekuentueshëm në qytet.
LIBRAZHD, INAUGUROHET PARKU I QERSHIVE
266
0
Gati 1,2 milionë shtetas hynë në Shqipëri në janar, dominon Europa Jugore
TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Gati 1,2 milionë persona hynë në Shqipëri gjatë muajit janar të këtij viti, 3,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë...
AKU gjobit baxhon në Fier për shkelje të sigurisë ushqimore
ATSh/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit gjeti shkelje të...
Inflacioni në janar u rrit në 2.3%, rriten më tej çmimet e ushqimeve
Jo vetëm i përjetuar si muaji më i gjatë, por këtë vit edhe më i shtrenjtë. Janari 2026 ka nisur me një rritje të...
Bizneset paguanin energjinë si familjarë, FSHU: Do të përballen me penalitete
ATSH/ Dhjetëra biznese në kryeqytet vazhdonin të paguanin energjinë elektrike si familjarë, për të përfituar tarifa më të ulëta, pavarësisht se ushtronin aktivitet ekonomik.Furnizuesi...
1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça. Më pak...
2025 u shoqërua me rritje çmimesh dhe më shumë presion mbi buxhetin familjar, por shqiptarët nuk hoqën dorë nga zakoni i vjetër të kursejnëPlot...
Bankomatet me kurse këmbimi transparente/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do të...
IBankat dhe operatorët që ofrojnë shërbime në bankomate dhe në pikat e shitjes do të duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më...
Nis seanca solemne, Presidentja Osmani: Ta ruajmë Kosovën si amanet, lirinë si vlerën më...
Ka nisur seanca solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Fjalën e ka marrë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.“Kosova u bë shtet për të mbrojtur...
Kufiri i pagës bazë për administratën vendore shkon 57 mijë lekë
ATSH/ Ndryshimet në vendimin për klasifikimin e funksioneve dhe strukturën e pagave parashikojnë që kufiri i pagës bazë mujore për punonjësit e administratës së...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
ATSh/ Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në zonën e Vlorës rreth orës 20:59 minuta.Instituti i Gjeoshkencës informon se lëkundjet ishin të magnitudës 3...
Mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës
TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë mbuluar malin e Tomorit, duke i dhuruar kësaj zone një pamje mbresëlënëse.Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...
Shqipëria në BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme
ATSh/ Shqipëria do të prezantojë produktet e saj bio në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026, që zhvillohet nga 10 deri më 13 shkurt në Nuremberg,...
Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët e qytetit, uji depërton në ambientet...
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati...
Moti
Elbasan
scattered clouds
10
°
C
10
°
10
°
62 %
0.2kmh
27 %
Mër
10
°
Enj
17
°
Pre
15
°
Sht
16
°
Die
16
°

























