Bashkia e Librazhdit zgjodhi ditën e fëmijëve për të inauguruar Parkun e Qershive për të gëzuar pikërisht të vegjlit në ditën e tyre. Por sigurisht, jo vetëm për fëmijët, Parku i Qershive do t’i shërbejë të gjithë banorëve të bashkisë së Librazhdit, pasi këtij qyteti i mungonte një park me hapësira të gjelbra, kënde sportive etj. Ka përfunduar faza e parë e këtij parku i cili shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Shumbin në pjesën perëndimore qytetit. Kjo zonë e cila dikur ishte një hapësirë me mbetje inete dhe që përmbytej nga dalja e lumit nga shtrati, tashmë ofron një pamje fantastike, me 500 pemë të mbjella, kënde sportive dhe hapësira rekreative. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra tha se në fazën e dytë do të shtohen hapësirat dhe këndet e lojërave për fëmijë ndërkohë që kjo fazë përfshin edhe ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të tjera hapësira sportive. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se fëmijët në ditën e tyre po i gëzohen parkut të ri, por duke vënë re grumbullime të prindërve për të festuar me fëmijët e tyre, ai kërkoi ende kujdes pasi, pavarësisht hapjes, lufta nuk ka mbaruar: “Sot është dita e parë e hapjes së plotë në të gjithë Shqipërinë dhe konçidoi me ditën e festës së fëmijëve për të cilët sot është edhe dita e parë e kthimit në kopshte e çerdhe. Bashkia Librazhd e kishte lidhur ditën e inaugurimit të parkut me 1 Qershorin. Kjo ishte një dhuratë shumë e bukur, por dua t’i drejtohem prindërve dhe edukatorëve për shumë kujdes dhe shumë gatishmëri sepse lufta nuk ka mbaruar ende. Pavarësisht se kemi kaluar pjesën më të madhe, virusi ende nuk ka ikur, madje së fundmi u identifikua një rast në Librazhd, fatmirësiht, nga informacionet e shërbimit epidemiologjik, ky është një rast tërësisht i izoluar, por kujdesi nuk duhet të mungojë. Hapja duhet të vijojë me rritjen e vëmendjes. Edhe pse shoh që fëmijët sot sot e kanë shkelur pak, por ju lutem të vijojmë me kujdesin.” Por pjesa e më rëndësishme pas epidemisë është rimëkëmbja ekonomike dhe përveç thirrjes për të konsumuar produkte shqiptare, Balla u bëri thirrje shqiptarëve t’i kalojnë pushimet e verës në vendin e tyre: “Ne vazhdojmë punën dhe vazhdojmë t’i shërbejmë komuniteteve sepse ajo që është shumë e rëndësishmë në këtë moment është rimëkëmbja ekonomike. Vijimi i investimeve publike është shumë i domosdoshëm. Themeli i kësaj lufte ishte beteja për jetën dhe këtë betejë e fituam, por tashmë që nis sezoni turistik u bëj thirrje shqiptarëve të pushojnë në Shqipëri. Numri i të huajve që pushojnë në Shqipëri do të jetë më i vogël, por shqiptarët kanë mundësi të mbështesin njëri tjetrin dhe të pushojnë në vendin e tyre.” Librazhdi asnjëherë, që nga krijimi i tij nuk ka pasur një park që t’u shërbejë qytetarëve të çdo moshe. Ndërtimi i këtij parku u bë në pjesën më të bukur të qytetit, buzë lumit, por pas ndërtimit të pritave pasi zona rrezikonte përmbytje në rast vërshimi. Ajri i pastër dhe pamja që ofron Parku i Qershive e bën këtë zonë, vendin më të frekuentueshëm në qytet.
LIBRAZHD, INAUGUROHET PARKU I QERSHIVE
266
0
Xhafa: 86,6 milionë lekë për Agjencinë e Diasporës në 2027-ën, fuqizojmë lidhjet me komunitetet...
ATSH/ Agjencia Kombëtare e Diasporës ka një buxhet të parashikuar prej 86,6 milionë lekësh për vitin 2027, i cili synon të mbështesë fuqizimin e...
Malaj: Monitorim për uljen e çmimeve nga ulja e TVSH-së, taksë shtesë për apartamentet...
ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se janë rreth 54 produkte që konsumatorëve shqiptarë do t’u kushtojnë më pak nga janari i...
Malaj: Dyfishohet bonusi i pensionistëve nga 1 janari 2027
ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se indeksimi i pensioneve do të ndodhë në prill 2027, me një fond të parashikuar prej...
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike
ATSH/ Një sistem i ri detyrimesh për menaxhimin e mbetjeve të ambalazheve dhe depozitë-rimbursimi për shishet plastike e kanaçet e pijeve parashikohet të zbatohet...
Rriten eksportet drejt Kosovës dhe Greqisë, BE zë 54,6% të shkëmbimeve tregtare
ATSH/ Kosova dhe Greqia ishin ndër partnerët që kontribuuan më shumë në rritjen e eksporteve gjatë shtatorit 2026, ndërsa Bashkimi Europian ruajti peshën kryesore...
INSTAT: Rritja e çmimeve të konsumit 2,7% në shtator
ATSH/– Çmimet e konsumit në Shqipëri shënuan rritje vjetore me 2,7% në shtator 2026, ndërsa krahasuar me muajin gusht u rritën me 0,4%, sipas...
Shqipëria prezantohet në World Travel Market London 2026
ATSH/ Shqipëria do të prezantohet nga data 3 deri më 5 nëntor në World Travel Market London 2026, një nga panairet dhe platformat më...
Femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, mbahet protestë para Qeverisë e KGJK-së
ATSH/ Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës të dielën e...
Evi Reçi dhe Bora Faira fitojnë çmimin “Best Human–AI Collaboration” në Kanë
ATSH/ Projekti muzikor “Nata Sonte”, që bashkon këngëtaren Evi Reçi me artisten virtuale Bora Faira, është vlerësuar me çmimin “Best Human–AI Collaboration” në World...
Certifikim i detyrueshëm për ekspertët mjedisorë, provim dhe tarifa deri në 15 mijë lekë
ATSH/ Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e rregullave, të procedurave dhe kritereve për pajisjen me certifikatën e ekspertit...
Kuvendi i Kosovës themelon komision hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
ATSH/ Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt,...
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin
ATSH/ Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhjet e sotme 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas zgjedhjeve të...
Moti
Elbasan
overcast clouds
14.4
°
C
14.4
°
14.4
°
63 %
3.1kmh
90 %
Die
17
°
Hën
17
°
Mar
17
°
Mër
16
°
Enj
20
°



























