Rajoni nr 6 dhe ai numër 5 të cilat janë edhe zonat me të mëdha informale në bashkinë e Elbasanit, janë kthyer në kantier ndërtimi. Njëkohësisht bashkia Elbasan po ndërhyn në rehabilitimin e 4 rrugëve ” Koco Brisku”, ” Ibrahim Berania” ” Theofan Popa” dhe ” Ndricim Duraku”. Punimet i ka inspektuar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga numuri dy i PS Damian Gjiknuri si edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. Duke bërë një paraqitje të punimeve që po realizohen në këto rajone z. Llatja tha se” janë 200 familje të cilat përfitojnë drejtëpërdrejtë nga këto investime që po bëjmë”. Janë rreth 750 metra lineare rrugë e cila po rehabilitohet totalisht. Para një viti e gjysme me deputeten Evisin ne i dhamë fjalën banorëve dhe e mbajtëm për ndërhyrjen në këtë zonë dhe në infrastrukturën rrugore. Llatja shtoi se ” po ndërhyjmë në këto katër rrugë si edhe me segmentet e vogla që lidhen me banesat me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e jetës së shtëpive të banorëve”. Duke u ndalur edhe tek problematikat që kanë pasur zonat informale në qytet Llatja shtoi se” kemi bërë ndërhyrje të vazhdueshme, Rajoni Nr 6 si edhe lagja ” 5 Maji” kanë problematikat kryesore me kanalizimet e ujrave të zeza, me infrastrukturën e rrugës, ndricimin rrugor, ishte një zonë e qytetit totalisht e paformalizuar. Në programin tonë që kemi për normalizimin e zonave informale në të gjitha periferitë e Elbasanit tregon që ka sjellë një impakt shumë të mirë tek të gjithë banorët. Ne do të vijmë shpesh në lagjen ” 5 Maji” , sepse kemi shumë punë akoma, po vazhdojmë me infrastrukturën jo vetëm në “5 Maji”, por në të gjitha zonat informale, ashtu si ishim edhe në lagjen ” Haxhias” tek rruga ” Theofan Popa”, të cilat do të shndërrohen në lagje periferike model të qytetit të Elbasanit. Bëhet fjale pë rajonin nr 5 ku kjo lagje lidhet edhe me zonën e ullishtës e urbanizuar pas viteve 1994 , por tashmë pas shumë vitesh është e kthyer në një lagje të vjetër pasi është konsoliduar në urbanizin e saj . Por edhe në këtë lagje infrastruktura ka qenë një problematikë shumë e madhe. Kreu i bashkisë pohon se ” gjatë këtyre tre vite këtu është ndërhyrë në ujin e pijshëm kanalizmet e ujrave të zeza, ndërsa aktualisht janë 100 metra rrugë të cilat po rehabilitohen totalisht nga fillimi”. Kjo lagje i shërben rreth 1500 banorëve, dhe cilësohet si një nga zonat periferike më të bukura të Elbasanit, pasi rrethohet nga kurora e ullishtës. ” Tek të gjithë këto rrugë të vjetra dhe fshatra këto 30 vite është premtuar pa fund nga të gjithë kush ka shkuar nga deputetë dhe kandidatë bashkish, por këtu në këtë lagje ka pasur një fenomen sepse asnjë nuk e ka premtuar sepse i dukej totalisht e pamundur që kjo rrugë do bëhej, dhe cuditërisht asnjë nuk e kishte premtuar”, shtoi z. Llatja. Edhe kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të cilët janë dakordësuar me bashkinë për heqjen e gardheve dhe prishjen e mureve me qellim kryerjen e investimit të rrugës në total. “Ky është qëllimi jonë të punojmë cdo ditë. Të tjerët vazhdojnë llafet ne vazhdojmë punën, nuk kemi pushuar asnjëherë. Ne për këtë jemi, bëjmë punë në vazhdimësi, kemi shumë punë të tjera për të bërë dhe do të vazhdojmë përpara”, tha kryebashkiaku.
Llatja; Po mbajmë premtimet duke normalizuar zonat informale në formale
50
0
Hyn në fuqi vendimi për uljen e energjisë! 8.5 lekë për kW për çdo...
Familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lekë më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi, që u miratua në fillim...
U hodh në lumin Buna për t’u larë, por mbeti i plagosur rëndë, qeveria...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për mjekun Arvin Dibra, në shumë dy milionë lekë të...
“Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës”, Rama: Transformimi epokal në sektorin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’, ku tregon sesi është transformuar sektori i energjisë prej vitit 2013. Rama shkruan se...
Ankthi që dëmton bizneset/ Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 12 miliard ditë pune humbasin në një vit për shkak të akthit, depresionit...
Sejko: Në 2024 u rritën të ardhurat dhe punësimi, 2025-a pritet të jetë po...
“Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka bërë progres të rëndësishëm në dy nisma kyçe në fushën e pagesave dhe asaj të mbikëqyrjes bankare:...
INSTAT: Rreziku për të qenë i varfër ra me 5,4%, ndikim turizmi e ndërtimi
Rritja ekonomike e vendit ka zbutur klimën e varfërisë, duke bërë të mundur që shumë familje të kenë më shumë të ardhura në buxhetin...
Parashikimi i motit! Diell dhe kthjellime, por ulen temperaturat
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira...
Vdekja e Baba Hekuranit, policia njoftim zyrtar: U gjet pa shenja jete në “Teqeja...
Policia ka dhënë njoftim zyrtar për vdekjen e Baba Hekuranit, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit.Sipas policisë ai është gjetur pa shenja jete...
Dita nis me vranësira, pas mesditës kthjellime në të gjithë vendin
Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet kryesisht të ulët vijojnë edhe sot deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje...
Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj
Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj, është ndarë nga jetë ditën e sotme.Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka bërë të ditur lajmin...
Dita nis me kthjellime, në mesditë reshje shiu! Si parashikohet moti këtë të diel
Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë...
“Parashqevi Simaku do të lërë spitalin”/ Ilirjani apelon për mbështetje ndaj artistes dhe rrëfen...
Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit. Artistja do të...
Moti
Elbasan
clear sky
9.8
°
C
9.8
°
9.8
°
41 %
1.9kmh
2 %
Mër
13
°
Enj
13
°
Pre
13
°
Sht
13
°
Die
13
°