Rajoni nr 6 dhe ai numër 5 të cilat janë edhe zonat me të mëdha informale në bashkinë e Elbasanit, janë kthyer në kantier ndërtimi. Njëkohësisht bashkia Elbasan po ndërhyn në rehabilitimin e 4 rrugëve ” Koco Brisku”, ” Ibrahim Berania” ” Theofan Popa” dhe ” Ndricim Duraku”. Punimet i ka inspektuar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i shoqëruar nga numuri dy i PS Damian Gjiknuri si edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi. Duke bërë një paraqitje të punimeve që po realizohen në këto rajone z. Llatja tha se” janë 200 familje të cilat përfitojnë drejtëpërdrejtë nga këto investime që po bëjmë”. Janë rreth 750 metra lineare rrugë e cila po rehabilitohet totalisht. Para një viti e gjysme me deputeten Evisin ne i dhamë fjalën banorëve dhe e mbajtëm për ndërhyrjen në këtë zonë dhe në infrastrukturën rrugore. Llatja shtoi se ” po ndërhyjmë në këto katër rrugë si edhe me segmentet e vogla që lidhen me banesat me qëllim që të përmirësojmë cilësinë e jetës së shtëpive të banorëve”. Duke u ndalur edhe tek problematikat që kanë pasur zonat informale në qytet Llatja shtoi se” kemi bërë ndërhyrje të vazhdueshme, Rajoni Nr 6 si edhe lagja ” 5 Maji” kanë problematikat kryesore me kanalizimet e ujrave të zeza, me infrastrukturën e rrugës, ndricimin rrugor, ishte një zonë e qytetit totalisht e paformalizuar. Në programin tonë që kemi për normalizimin e zonave informale në të gjitha periferitë e Elbasanit tregon që ka sjellë një impakt shumë të mirë tek të gjithë banorët. Ne do të vijmë shpesh në lagjen ” 5 Maji” , sepse kemi shumë punë akoma, po vazhdojmë me infrastrukturën jo vetëm në “5 Maji”, por në të gjitha zonat informale, ashtu si ishim edhe në lagjen ” Haxhias” tek rruga ” Theofan Popa”, të cilat do të shndërrohen në lagje periferike model të qytetit të Elbasanit. Bëhet fjale pë rajonin nr 5 ku kjo lagje lidhet edhe me zonën e ullishtës e urbanizuar pas viteve 1994 , por tashmë pas shumë vitesh është e kthyer në një lagje të vjetër pasi është konsoliduar në urbanizin e saj . Por edhe në këtë lagje infrastruktura ka qenë një problematikë shumë e madhe. Kreu i bashkisë pohon se ” gjatë këtyre tre vite këtu është ndërhyrë në ujin e pijshëm kanalizmet e ujrave të zeza, ndërsa aktualisht janë 100 metra rrugë të cilat po rehabilitohen totalisht nga fillimi”. Kjo lagje i shërben rreth 1500 banorëve, dhe cilësohet si një nga zonat periferike më të bukura të Elbasanit, pasi rrethohet nga kurora e ullishtës. ” Tek të gjithë këto rrugë të vjetra dhe fshatra këto 30 vite është premtuar pa fund nga të gjithë kush ka shkuar nga deputetë dhe kandidatë bashkish, por këtu në këtë lagje ka pasur një fenomen sepse asnjë nuk e ka premtuar sepse i dukej totalisht e pamundur që kjo rrugë do bëhej, dhe cuditërisht asnjë nuk e kishte premtuar”, shtoi z. Llatja. Edhe kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të cilët janë dakordësuar me bashkinë për heqjen e gardheve dhe prishjen e mureve me qellim kryerjen e investimit të rrugës në total. “Ky është qëllimi jonë të punojmë cdo ditë. Të tjerët vazhdojnë llafet ne vazhdojmë punën, nuk kemi pushuar asnjëherë. Ne për këtë jemi, bëjmë punë në vazhdimësi, kemi shumë punë të tjera për të bërë dhe do të vazhdojmë përpara”, tha kryebashkiaku.
Llatja; Po mbajmë premtimet duke normalizuar zonat informale në formale
47
0
Shqipëria rritje 121%, raporti botëror për numrin e udhëtarëve në destinacione
Raporti për flukset turistike në botë e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës me rritjen më të fortë.Ndërkohë që e gjithë bota ka...
“Të rriten pagat e IT”, ekspertët shpjegojnë hendekun e punësimit nga shteti te privati
Institucionet shtetërore janë në kërkim të specialistëve të IT.Në faqet zyrtare shihen me dhjetëra njoftime për vende të lira pune në sektorin e teknologjisë....
Punësimi në sektorin bankar u rrit me 4.3%
Punësimi në sektorin bankar u rrit me 4.3% vitin e kaluar.Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2023,...
Paradoksi, Shqipëria ndër vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, por varfëria...
Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të mirë ekonomike në rajon, sa u përket shifrave dhe rezistente ndaj goditjeve të ndryshme...
Ligji i ri për turizmin/ Mete: Metodologji për taksimin e operatorëve! Nuk preket qiradhënësi...
Ministri i Financave Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, prezantoi ligjin e ri për turizmin, që ka të bëjë më strukturat akomoduese,...
3,2 miliardë euro nga turizmi! Kumbaro: Një vit i suksesshëm për Zonat e Mbrojtura...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedsit Mirela Kumbaro mbajti sot konferencën për shtyp mbi analizën vjetore të ministrisë dhe për të prezantuar prioritetet e vitit...
50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, ministrja e Shëndetësisë: Shtohet edhe numri i...
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu njoftoi se 50 medikamente të reja për të sëmurën onkologjisë.Me vendimin e qeverisë këtë të mërkurë, ato do të...
Nuredin Dumani fliste “live” nga burgu me Alda Nikollin, e reja: Nuk e dija...
Alda Nikolli, një nga motrat nga Lezha që iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan, tregon për Top Channel se pas kësaj...
Vijon zjarri në Delvinë, disa vatra aktive në fshatin Kakodhiq
Zjarri në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë vijon edhe këtë të shtunë, për të disatën ditë.Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, po punohet...
14 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm tre janë aktive, po...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të...
Aksident i rëndë në Tiranë! Përplasje e fortë mes dy mjeteve, njëra prej tyre...
Aksident te kryqëzimi i urës së drejtorisë së policisë në Tiranë. Përplasje e fortë mes dy mjeteve, përfundojnë në dy drejtime një në Lanë,...
“Punët e fshatit m’i mësoi vjehrra”, emigranti me bashkëshorten çeke vendos t’ia nisë nga...
Vitet e fundit vihet re kthimi i emigrantëve në Shqipëri, për të ndërtuar jetën nga e para në vendlindje. Një histori interesante vjen nga...
Moti
Elbasan
clear sky
17.4
°
C
17.4
°
17.4
°
45 %
3.3kmh
0 %
Sht
37
°
Die
39
°
Hën
42
°
Mar
41
°
Mër
37
°