Mbrëmjen e sotme mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.
“Sot kemi edhe 9360 doza, të cilat vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me rivaksinimin, pra me dozat e dyta edhe do të përbyllim gjithë pjesën e parë të vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore edhe për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, edhe për të moshuarit +80 vjeç, për të siguruar mbrojtjen e plotë. Nga ana tjetër, prej muajit Prill do të vijojmë të kemi dozat sipas kontratës, dhe do të vijojmë me vaksinimin e kategorisë mbi 80 vjeç, për ta shtrirë edhe në grupmoshat e tjera“, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se deri tani janë mbi 80 mijë doza vaksine antiCOVID-19 që kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa priten furnizime të tjera në javët në vijim.